PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas përplasjeve në Kuvend, mblidhet sot sekretariati i Etikës
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij në Sanxhak, është kapur nga Policia Kufitare në Rinas, në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa ndaj 47-vjeçarit Klodian Ndoj Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.
Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel