Pedagogët vazhdojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shpërndarjen e Parlamentit.
Edhe sot në orën 10:00 sërish pedagogët dhe mjekët do të mblidhen në një marshim drejt kryeministrisë.
Pedagogët kanë njoftuar për bojkot mësimor, deri ne plotesimin e kerkesave të studentëve.
Protesta u zvillua në të njëtën kohë që po zhvillohej seanca plenare. Parlamenti mbylli punimet me urgjencë, pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të PD dhe PS, ndërsa qytetarët qëndruan tek hyrjet e Kuvendit. Pas disa orësh protestë përpara Kuvendit, të rinj, pedagogë dhe qytetarë marshuan drejt Rrugës së Elbasanit. Marshimi u zhvillua paqësisht, ndërsa pjesëmarrësit lëshuan thirrje kundër qeverisë. Protestuesit u zhvendosën nga Parlamenti para Kryeministrisë, ndërsa shprehen të vendosur për të vazhduar kauzën e tyre.
© SYRI.net