Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk  

23 Tetor 2026 | 08:31

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur këtë të premte ftesën për dialog, duke vendosur sërish ftesat në ulëset prej betoni përpara Kryeministrisë dhe duke bërë thirrje për uljen në tryezë të bisedimeve.

Rama u shpreh se është i gatshëm të ulet me këdo që beson te dialogu dhe te mundësia për ta bërë Shqipërinë më të mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, pavarësisht dallimeve.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu.

Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta.

Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta, dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Milano në alarm për protestat e 24 tetorit, disa shprehin shqetësim që pakënaqësia mund të përfundojë në përplasje

Milano po përgatitet për një ditë të tensionuar këtë të shtunë, më 24 tetor, mes frikës për përplasje të reja gjatë protestave dhe mobilizimit të...
07:57 | 23/10/2026

Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përqendrohen te garancitë e sigurisë për të...
07:33 | 23/10/2026

Çmimet e naftës rriten mbi 113 dollarë, ndërsa shitja e inteligjencës artificiale trondit aksionet! Investitorët blejnë obligacione

Rritja e çmimeve të energjisë shtoi shqetësimet për inflacionin, ndërsa dyshimet mbi shpenzimet në inteligjencën artificiale goditën aksionet e teknologjisë; investitorët kërkuan siguri në obligacionet...
07:30 | 23/10/2026