Një mjegull e dendur ka mbuluar ultësirën e Krujës, duke përfshirë zonën nga Thumana deri përtej Rinasit dhe duke sjellë ulje të ndjeshme të shikueshmërisë.
Kushtet atmosferike po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve, veçanërisht për drejtuesit që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë me automjetet përpara dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.
Gjithashtu, rekomandohet shmangia e parakalimeve të rrezikshme deri në përmirësimin e kushteve të shikueshmërisë.













