E premte, 23 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga Kuvendi, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet sot në orën 10:00, në një mbledhje online, për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga punimet parlamentare.

Kërkesa vjen pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe pati përplasje me deputetët socialistë.

Reklamë

Sipas kërkesës së depozituar, për gjashtë deputetë të Partisë Demokratike është kërkuar përjashtimi me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa për 14 deputetë të tjerë është kërkuar masa e përjashtimit me 10 ditë.

konkretisht është kërkuar përjashtimi me 2 muaj për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën e Besart Xhaferrin.

Ndërsa për 14 deputetë të tjerë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi, kërkohet 10 ditë përjashtim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.