Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

    Zjarre, dronë dhe grafite, analiza: Gjurmët ruse në aktet e sabotimit në mbarë Evropën

    Tërmeti me magnitudë 7.0 godet Tibetin, 16 të vdekur! 339 banesa të shkatërruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura
    Ekonomi

    Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

    October 23, 2026
    Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

    Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri, me një financim prej 72.4 milionë dollarësh.

    Sipas raportit më të fundit, vetëm 9% e fondeve janë disbursuar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e investimeve të planifikuara nuk kanë nisur ende dhe treguesit kryesorë të rezultateve mbeten në zero.

    Në raportin e publikuar më 21 tetor 2026, Banka Botërore ruan vlerësimin “Moderately Unsatisfactory”, ose “mesatarisht i pakënaqshëm”, si për progresin drejt objektivave të zhvillimit, ashtu edhe për zbatimin e përgjithshëm të projektit. Ky vlerësim është i pandryshuar nga raporti i mëparshëm.

    Projekti u miratua në mars 2023 dhe hyri në fuqi në shkurt 2024, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si institucion zbatues. Ai synon përmirësimin e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor, modernizimin e ujitjes dhe kullimit, forcimin e sigurisë ushqimore dhe përshtatjen e sektorit ndaj ndryshimeve klimatike.

    Banka Botërore evidenton se vonesat fillestare janë shkaktuar nga nisja e ngadaltë e prokurimeve, kapacitetet e kufizuara institucionale, aktivitetet përgatitore dhe finalizimi i kontratave.

    “Zbatimi mbetet pas afateve në disa fusha kritike dhe do të nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të përshpejtuar aktivitetet prioritare dhe për t’i kthyer angazhimet në progres fizik dhe rezultate në terren”, thuhet në raport.

    Një nga shqetësimet kryesore lidhet me kapacitetet institucionale për zbatimin dhe qëndrueshmërinë e projektit, të cilat aktualisht vlerësohen me risk të lartë, nga risk i ulët në momentin e miratimit. Ndërkohë, risku fiduciar, që lidhet me administrimin e fondeve dhe procedurat e prokurimit, është rritur nga mesatar në të konsiderueshëm, ndërsa risku i përgjithshëm i projektit mbetet mesatar.

    Sipas të dhënave financiare, nga 72.4 milionë dollarë financim i rishikuar, janë disbursuar 6.51 milionë dollarë, ndërsa 65.89 milionë dollarë mbeten të padisbursuara. Afati i përfundimit është shtatori 2028.

    Vonesat reflektohen në rezultatet konkrete. Shitjet e produkteve bujqësore përmes qendrave Micro Food Hubs mbeten në zero, kundrejt objektivit prej 6,000 tonësh.

    “Ky tregues mbetet në zero, pasi qendrat Micro Food Hubs nuk janë krijuar ende dhe deri më tani nuk është gjeneruar asnjë shitje”, konstaton Banka Botërore. Asnjë fermer nuk ka përfituar ende nga aktivitetet e këtyre qendrave apo nga grupimet prodhuese të financuara nga projekti.

    Edhe investimet në ujitje dhe kullim janë pas objektivave. Sipërfaqja që ka përfituar shërbime të përmirësuara mbetet në zero, kundrejt synimit për 12,300 hektarë. Nuk është regjistruar progres as në objektivin për uljen me 30% të kostove të ujitjes apo në përdorimin e energjisë së rinovueshme në këto sisteme.

    Në sigurinë ushqimore, asnjë nga gjashtë pikat e inspektimit kufitar të planifikuara nuk është përfunduar. Në zero mbeten gjithashtu analizat e reja në laboratorët rajonalë, trajnimi i 75 punonjësve laboratorikë dhe shtimi i kapaciteteve të magazinimit për produktet e bllokuara. Nuk ka progres të regjistruar as në akreditimin e metodave të analizës në Laboratorin Kombëtar të Referencës.

    Raporti evidenton vonesa edhe në krijimin e platformës së analizës së të dhënave për Ministrinë e Bujqësisë dhe bashkitë, ndërsa mekanizmat për marrjen e vlerësimeve nga përfituesit dhe trajtimin e ankesave nuk janë bërë ende plotësisht funksionalë.

    Gjithsesi, Banka Botërore konstaton një përmirësim të ritmit të zbatimit, duke përmendur nisjen e punimeve në skemën e ujitjes së Mursisë dhe përparimin në modernizimin e sistemeve të ujitjes dhe laboratorëve.

    Për përshpejtimin e projektit, Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore kanë rënë dakord të forcojnë mbikëqyrjen, koordinimin institucional, prokurimet dhe monitorimin e rezultateve, duke lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në objektin dhe mënyrën e zbatimit të tij./ Monitor

    Banka Botërore Bujqësia ekonomia shqiptare financimi i bujqësisë financimi ndërkombëtar fondet e papërdorura fondet për bujqësinë investimet në bujqësi projektet bujqësore Shqipëria Zhvillimi Rural
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Banka Botërore: Projekti për bujqësinë me ecuri jo të kënaqshme, vetëm 9% e fondeve të përdorura

    October 23, 2026

    Zjarre, dronë dhe grafite, analiza: Gjurmët ruse në aktet e sabotimit në mbarë Evropën

    October 23, 2026

    Tërmeti me magnitudë 7.0 godet Tibetin, 16 të vdekur! 339 banesa të shkatërruara

    October 23, 2026

    Rama fton sërish studentët për dialog: I gatshëm të ballafaqohem me këdo që mendon ndryshe!

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.