Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Vlorë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Order”, duke zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur rreth një muaj më parë në lagjen “1 Maji”. Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy persona, të dyshuar si porositësi dhe autori i zjarrvënies.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, kur u dogj automjeti në pronësi të një 50-vjeçareje, banuese në Vlorë.
Fillimisht, rasti u dyshua si aksidental, për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit. Megjithatë, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.
Në vijim të hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy shtetas me iniciale, R. K., 33 vjeç, dhe T. K., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 33-vjeçari R. K. ka porositur 36-vjeçarin T. K. për t’i vënë zjarrin automjetit të 50-vjeçares.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi
Lita i bindur për vazhdimësinë e protestës: Do të ketë valë të dytë dhe të tretë
- 08:55 Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë
- 08:47 Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste
- 08:44 Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë
- 08:37 Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur
- 08:31 Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk
- 08:29 Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore