Kuvendi/ Korreshi: Kur ‘rolandi’ quante dhunën normalitet, opozita nuk mund të lejonte një seanacë normale

09:16, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Ai ka shpjeguar të gjithë atë që ndodhi në seancën e Kuvendit një ditë më parë, kur opozita u provokuar dhe u sulmua nga banditët e Edi Ramës të veshur me imunitet.

Nuk mund të kishte një situatë normale kur jashtë protestohej dhe ne qelite e burgjeve kishte me dhjetëra të rinj të ndaluar e te dhunuar nga policia, tha Korreshi.

Flavio Qarri: Nuk morëm vesh dot se çfarë ligjesh miratoi mazhoranca. Nga ana tjetër në seancën e fundit kur ju ishit konstruktive dhe donit të merrnit vesh se çfarë ligjsh do miratonte mazhoranca u sulmiat sepse e lejuat që të kishte normalitet.

Saimir Korreshi: Sinqerisht kjo ka qenë një nga temat tona të debatit në grup parlamentar. Ka qene pikërisht kjo. Çfarë do bëhet, sepse edhe protesta, duke para që nuk kishte njerëz afër parlamentit menduam ta inicionim ne protestën e djeshme. Pra një mendim ishte që të kishim vetëm deklaratën e Zotit Këlliçi në mbështetje të protestës dhe në të gjithë do të iknim se ato ligjet dje ishin për të ardhur keq, ishin të mbartura. Nuk është se janë bërë në komisione. Nuk janë projekte parlamentare. Por për tu sensibilizuar me njerëzit nuk mund të kishte një seancë normale, pyetje apo diskutime mbas asaj që lexoj zoti Këlliçi. Se po ti kërkosh parlamentit shkrirjen e tij, dorëheqjen e qeverisë, pikërisht të gjitha ato që kanë kërkuar studentët atëherë për çfarë do të rrinim ne në seancë plenare.

Natyrisht mbas asaj ne kërkuam që të mos kishte seance dhe kërkuam mbylljen e seancës, ku edhe në respekt te njerëzve që janë në burg, kërkuam lirimin e studentëve, pa asnjë lloj ekuivoku, të gjithë studentëve të rreshtuar në protestë, ose personave apo familjarëve te tyre të arrestuar në protestë apo gjimnazistëve, të dalin nga qelitë e burgut që janë mbushur e tejmbushur në kapacitetin trefish nga ajo që mbajnë. Pas këtij terrori në nuk mund të lejonim një seancë normale.

Po të mos venim, ishte ideja tjetër. Por këta do të festonin atje, dhe do të nxirrnin ato fotot e tyre të shëmtuara që ja këtu ka filluar normaliteti.

Flavio  Qarri: Përveç miratimeve të frikshme, qe edhe momenti që është konsideruar një përleshje edhe jo aq simpatike. Ish ministri i Brendshëm shan me libër shpie...

Saimir Korreshi: Janë provokuar të gjithë. Flamur Noka ka shkuar i ka thënë që shiko nuk mund të ketë një situatë normale. Jeni ju njerëz normal, për atë që ndodhi. A keni fëmijë ju. Dhe ky ishte sensi i të gjithë diskursit për të mos lejuar e për të mos bërë një seancë normale. Ju dëgjuat arrogancën e shokut Roland, ku vazhdon që të hiqet si beu i kashtës, apo si gjeli në majë të plepi. Do ta durojmë te kjo pjesë. Por durimi ka një limit. Është afruar edhe Zoti Kreka aty. Janë shtyrë e pastaj kanë filluar të shahen. Po tani dhe gjaku të vlon, se po të të ofendojë një komunist sikur nuk të rri mirë. Edhe të të rrafin edhe të sharat edhe të gjithë bashkë...sikur nuk shkon, Kështu që zoti Kreka ka reaguar. Të gjithë kolegët kemi reaguar.

Po a janë gjëra normale. Këta duhet të kalojnë në normalitet dhe pas atij fjalimit të zotit Roland, kur thotë që policia ka bërë detyrën, kur janë thyer këmbë, çarë sy, trupin gjithë shenja plumbash, na kanë dhënë gaz, skuqur nga duart, sytë dhe fytyra. Ti se reporter ka ngrenë më shumë se sa ne që ishim aty. Të thuash për një gjë, në kushte proporcionale që vetëm proporcionalitet nuk ka patur në protestë. Pastaj është një ofendim që u bëhet atyre që e kanë provuar në vetën e para dajakun, dhunën, gazin e të tjera me radhë.

Flavio Qarri: Kam kërkesën e një grupi të deputetëve të PS që kanë kërkuar përjashtimin  e opozitës nga kuvendi deri në 60 ditë.

Saimir Korreshi: Po s’ka, nuk është e parashikuar ajo. Po ta lexoj rregulloren, neni 65, pika 1 nuk e ka në asnjë element, edhe dhunën ndaj kolegut edhe sharjet ndaj kolegut e ka deri në 10 ditë. Vetëm mjetet piroteknike e kanë më tepër se 10 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco