Të shtëna me armë zjarri në Deçan të Kosovës, tre të arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje

23 Tetor 2026 | 09:19

Tre persona janë arrestuar në Deçan të Kosovës, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një qytetari.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditën e djeshme më 22 tetor 2026, rreth orës 05:15.

Të dyshuarit kishin tentuar ta ndalonin makinën e që posedonte qytetari, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia ka sekuestruar pistoletën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në komisariat, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti poston takimi me Merz në Mal të Zi: Askush nuk mund ta mbajë peng rajonin! Investimet gjermane në Kosovë arrijnë 1,5 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar Samitin e 13-të të Procesit të Berlinit në Mal të Zi për të vënë në fokus bashkëpunimin rajonal,...
18:23 | 22/10/2026

Presidentja Shiroka-Pula kthen për rishqyrtim Ligjin për Specialen dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin...
18:16 | 22/10/2026

PDK letër presidentes Pula, kërkojnë rishqyrtimin në Kuvend të ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës, PDK i ka dërguar këtë të enjte një letër zyrtare Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përmes së cilës i kërkon rikthimin...
17:18 | 22/10/2026