Partia Popullore Europiane (PPE), grupimi kryesor i qendrës së djathtë në Europë, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke bërë thirrje për ruajtjen e demokracisë dhe respektimin e të drejtave themelore.
Në reagimin e saj, PPE thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet plotësisht, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar ose të paligjshëm të forcës duhet të hetohet në mënyrë të pavarur. Grupi politik europian nënvizon se aktet e dhunës dhe sulmet e paligjshme, pavarësisht nga pala që i kryen, nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
PPE nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.

E drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht.
Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur, ndërsa forcat e rendit duhet të veprojnë në çdo kohë në mënyrë proporcionale.
E ardhmja e Shqipërisë qëndron te një rrugë demokratike, e begatë dhe evropiane, me një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme me mundësi në vendin tonë.
Çdo akt dhune dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha palët, veçanërisht ndaj pronës dhe integritetit fizik të personave, nuk ka vend në një demokraci, pasi tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.









