Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ja kur do hyjë ligji në fuqi

23 Tetor 2026 | 09:25

Parlamenti i Greqisë miratoi të premten një projektligj që ndalon përdorimin e platformave të mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre në shëndetin dhe sigurinë e të miturve.

Ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.

Australia ishte vendi i parë që miratoi legjislacionin për kufizimin e përdorimit të mediave sociale nga të miturit, vitin e kaluar. Një ligj i ngjashëm i miratuar në Francë u rrëzua nga Këshilli Kushtetues i vendit në gusht.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se platformat e mediave sociale kanë dy muaj e gjysmë kohë për të hartuar një mënyrë për verifikimin e moshës së përdoruesve dhe mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Greqia është ndër shtatë vendet e Bashkimit Evropian që po kërkojnë një zgjidhje për verifikimin e moshës në bashkëpunim me Komisionin Evropian.

Qeveria greke deklaron se masa synon të mbështesë prindërit në kufizimin e përdorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, i cili u privon fëmijëve gjumin, përqendrimin dhe kohën me miqtë e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Deçan të Kosovës, tre të arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje

Tre persona janë arrestuar në Deçan të Kosovës, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri...
09:19 | 23/10/2026

Zjarre, dronë dhe grafite; gjurmët ruse në aktet e sabotimit në mbarë Evropën

Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë u gjetën eksplozivë, në Lituani u dogj një dyqan i IKEA-s, në aeroportin e Lajpcigut u gjet një dron,...
09:01 | 23/10/2026

Serbia para zgjedhjeve: A mund ta rrëzojnë studentët Vuçiçin pas dy vitesh revoltë?

Zgjedhjet e 25 tetorit e gjejnë Serbinë përballë një prej sfidave më të rëndësishme politike të viteve të fundit. Aleksandar Vuçiç, pas më shumë se...
21:21 | 22/10/2026