Protestat kundër qeverisë hyjnë sot në ditën e 11-të, ndërsa pedagogët dhe studentët pritet të mblidhen sërish në shesh për të shprehur kundërshtimin e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një numër i konsiderueshëm pedagogësh kanë njoftuar pjesëmarrjen në protestën e sotme, në shenjë solidariteti me studentët dhe kauzën e tyre.
Tubimi pritet të nisë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku pedagogët do t’u bashkohen studentëve në vijimin e protestave.
Prej disa ditësh, studentët kanë vijuar mobilizimin e tyre, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.













