Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë dhe fishekë (VIDEO)

23 Tetor 2026 | 09:45

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, të zhvilluar nga Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat. Të arrestuarit dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, pas një hetimi proaktiv të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre shtetasit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përgatitur dhe shitur lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Vlorë, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Order”, duke zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur rreth një muaj më parë në lagjen “1...
08:59 | 23/10/2026

Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës...
08:26 | 23/10/2026

Tentoi të largohej nga Shqipëria pas plagosjes së 22-vjeçarit dhe vjedhjes së makinës, ndalohet 47-vjeçari në Rinasi

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare...
08:17 | 23/10/2026