Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e Kuqe, në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Takimi zhvillohet vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të nisin shkarkimet e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të dikastereve të tyre, raporton BW.

Mbledhja vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme studentore, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.