Para Gjykatës së Tiranës dolën sot 16 persona, mes tyre një i mitur, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, për t’u njohur me masat e sigurisë.
Pas shqyrtimit, Gjykata e Tiranës i liroi nga qelia të 16-të të arrestuarit dhe i la në 'detyrim paraqitje'. Për katër prej protestuesve vendosi gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë vendosi gjyqtari Sokol Shehu.
Gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, para gjykatës ka dalë një numër i konsiderueshëm protestuesisht. Por pavarësisht se arrestimet janë cilësuar kryesisht të ligjshme, masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre kanë qenë të lehta, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.
Në protestat e zhvilluara në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, persona të maskuar kanë sulmuar institucionet, efektivët e Policisë, bizneset private dhe bankat, duke krijuar si situatë kaotike.












Komente
Komento