Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga seancat 6 deputetë të PD
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, 6 deputetët e PD Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Për 14 deputetët e tjerë të PD-së, për të cilët u kërkua 10 ditë përjashtim, nuk është marrë asnjë masë. Janë falur.
Bëhet fjalë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.
Një ditë më parë PS kërkoi PS kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me deputetët socialistë.
Ndërsa për 14 deputetë të tjerë të PD-së; Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi kërkoi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te Vila Kuqe, në fokus drejtorët që dhanë dorëheqjen
Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm të ulem për ata që besojnë se ka njerzillëk
Gjoni: Të gjithë vektorët duhet të çojnë te Edi Rama, PD mbështet protestën e studentëve
- 10:30 Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te Vila Kuqe, në fokus drejtorët që dhanë dorëheqjen
- 10:06 Presidenti i Këshillit Evropian: BE e gatshme të financojë 46.7 miliardë euro shtesë për Ukrainën
- 10:00 Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje
- 10:00 El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?
- 10:00 Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa
- 09:45 Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë dhe fishekë (VIDEO)