Në natën e errët të Milanit në sfidën ndaj Bournemouth ka pjesën e tij edhe Mike Maignan. Veprimi i portierit që u ndëshkua me karton të kuq e komplikoi jashtë mase ndeshjen e kuqezinjve që ishin në vështirësi edhe përpara këtij episodi.

Por ky episod i gardianit të Milanit përbën edhe një rekord; në fakt francezi në fakt është i pari portier në historinë e kuqezinjve që ndëshkohet me karton të kuq direkt në një prej kompeticioneve kryesore evropiane. Po kështu, kartoni i kuq i Maignan është i pari në karrierën e tij në arenën evropiane dhe i dyti në total, pas atij të marrë në sfidën mes Genoas e Milanit në 7 tetor të 2023, ndeshje kur në portë përfundoi Giroud.

Maignan nuk kërkoi ndjesë me tifozët në rrjetet sociale, por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, portieri e ka pranuar gabimin e tij gjatë një komunikimi me shokët e tij të skuadrës. Bëhej fjalë për një zgjedhjeje të gabuar loje; pasi priti futbollistët e tjerë të Milanit në përfundim të shkurtër, Maignan foli shkurt me ta për të lënë më pas impiantin me kokën e ulur.

Edhe trajneri Amorim iu kthye shkurt episodit pas përfundimi të ndeshjes pa shkaktuar polemika. ‘Mike u shty ishte e dukshme, futbollistët ekspertë nuk mund të kryejnë gabime të tilla’-ishin fjalët e Amporim.

Por nëse për kartonin e kuq nuk ka asnjë dyshim, ndryshon diskutimi për penalltinë; siç tregojnë edhe pamjet filmike, Maignan ia vuri duart në fytyrë Adams përpara se topi të vihej në lojë dhe sipas rregullores akordimi i penalltisë nuk ishte korrekte. Por nuk mendoi kështu sistemi VAR që pasi pa të gjithë aksionin nga fillimi deri në fund, konfirmoi vendimin e marrë nga gjyqtari i fushës, Vassilis Fotias.

Top Channel