Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve
Kryeministri Edi Rama ka pasur këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me protestën. Nën një slogan të ri pas krahëve të tij, “Student, jo”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se do të tregojë komponentët e terrorit që, sipas tij, mbërtheu kryeqytetin.
“Jam këtu për të ndarë me ju një nga komponentët e asaj që ndodhi në ditët e terrorit psikologjik mbi kryeqytetin dhe popullin e Shqipërisë. Komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi.
Ndërkohë që e drejta për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme dhe e padiskutueshme e çdo qytetari, në Shqipëri dhuna është një krim i parelativizueshëm. Dhe, për fat të keq, në protestat e javës së fundit u bënë bashkë të dyja. Nga njëra anë, liria për të protestuar dhe, nga ana tjetër, dhuna si një krim u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara.
Shqipëria, orë e çast, pa me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkua me idenë tërësisht të rreme se studentë idealistë dhe të pafajshëm u vunë nën dhunë policore. Një përmbysje dramatike dhe manipuluese.
Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe studentëve të lënduar. Pjesa më e dëmtuar është policia, gjë që ka bërë vaki këtu me shifra dhe fakte.”-tha Rama.
Protestuesit refuzojnë dialogun, djegin një karrige në bulevard
Zelensky: Ukraina është e gatshme të ngrijë konfliktin përgjatë vijës së frontit dhe të nisë negociatat me Rusinë
Operacioni i fshehtë në Itali për lëvizjen dhe riciklimin e parave, 30 të arrestuar dhe mbi 21 milionë euro të sekuestruara
- 10:57 Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- 10:48 Studentët e Mjekësisë në protestë, dita e 11-të e bojkotit! Bashkohen dhe mjekët
- 10:37 Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga seancat 6 deputetë të PD
- 10:30 Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te Vila Kuqe, në fokus drejtorët që dhanë dorëheqjen
- 10:06 Presidenti i Këshillit Evropian: BE e gatshme të financojë 46.7 miliardë euro shtesë për Ukrainën
- 10:00 Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje