Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23 Tetor 2026 | 10:57

Edhe ditën e sotme ka vijuar bojkoti mësimor në të gjitha fakultetet e Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Kjo është dita e tretë që studentët kanë boshatisur auditorët në formë proteste.

Gjatë ditës së sotme, një grup studentësh, me pankarta në duar, kanë zhvilluar një protestë paqësore në oborrin e Universitetit “Fan Noli”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, më pas, Këshilli Studentor është mbledhur për të diskutuar dhe vendosur se si do të vijojë situata javën e ardhshme, pra nëse do të vazhdojnë bojkoti mësimor dhe protestat apo studentët do të rikthehen në auditorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa. Në vitin 2018, Komisioni...
10:00 | 23/10/2026

Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë dhe fishekë (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, të zhvilluar nga Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë...
09:45 | 23/10/2026

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Vlorë, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Order”, duke zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur rreth një muaj më parë në lagjen “1...
08:59 | 23/10/2026