Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që morën pjesë në të.
Protesta nisi me dy marshime të veçanta, nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, për t'u bashkuar më pas para godinës së qeverisë.
Studentët e Mjekësisë, të shoqëruar edhe nga pedagogë, marshuan drejt Kryeministrisë, duke shmangur ministrinë e Arsimit që gjatë ditëve të mëparshme, ishte stacioni i parë i protestuesve.
Në të njëjtën kohë, edhe grupi i studentëve dhe pedagogëve nga Politekniku iu drejtua bulevardit duke iu bashkuar protestuesve të tjerë.
Për disa orë, të mbledhur para Kryeministrisë, nuk pati asnjë kërkesë që lidhet me arsimin apo shëndetësinë. Thirrja ishte vetëm ndaj Ramës.
Pas drekës, protestuesit nisën të largoheshin, ndërsa në shesh mbetën vetëm disa të rinj.
Protesta zgjati pa incidente deri në mbrëmje, ndërsa të shtunën është paralajmëruar tubim kombëtar përmes 2 thirrjeve të ndara, ajo para kryeministrisë në mesditë e një tjetër para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00.
Ora 20:30 e ka gjetur thuajse të zbrazët sheshin përpara kryeministrisë. Në bulevard shihen vetëm disa persona të shpërndarë tek-tuk.
Bulevardi ishte thuajse i boshatisur që në mesditë, ku vetëm një protestues me flamur e qeleshe në kokë ishte ulur në një prej stolave të mermertë, të vendosur nga Rama.

Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 11-të, por përpara Kryeministrisë pjesëmarrja ka rënë deri në atë pikë sa në pamjet e sotme shihet vetëm një protestues.
I ulur në një nga vazo betoni të përmbysur përballë godinës, me flamurin kuqezi që valëvitet pranë tij, qytetari qëndron i vetëm me kokën ulur në të njëjtën hapësirë ku ditët e fundit janë zhvilluar përplasje të dhunshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e 11 të protestës duket se protestuesit janë tkurrur në numër.
Nga pamjet me dron që Report Tv sjell në orën 13:00 shihet se para Kryeministrisë qëndron vetëm një grup i vogël protestuesish të shpërndarë
Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj theksoi se studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dhe jo të drejtorëve, duke iu referuar urdhrit të fundit të tij. Ndërsa iu bashkua grupit të pedagogëve në protestë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tha se kryeministri mendon se mund të kënaqë një kërkesë të studentëve, por dorëheqja e tij është e panegociueshme për ta.
“Jam informuar që shumë drejtorë kanë dhënë dorëheqjen. Ky person tallet me shqiptarët sepse studentët dhe profesorët nuk kanë kërkuar dorëheqjen as të drejtorëve, shoferëve apo rojeve por të kryeministrit.E para mendon se mund të kënaqë një kërkesë të studentëve. Kjo tregon se nuk kemi shtet ligjor, meritokraci, sepse nuk bën vaki në asnjë vend që me urdhër të kryeministrit të japin dorëheqjen të gjithë drejtorët, për të treguar se janë patronazhistë dhe ushtarë të Edi Ramës.
Mund të ketë edhe persona që kanë statusin e nëpunësit civilë pra mbrohen me ligj. Nëse i shkarkon se janë të korruptuar, të paaftë, ku njeri i ka emëruar. Nuk do të habitem nëse nesër do të shkarkojë edhe gjithë qeverinë por protesta kryesore e studentëve do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës. Kërkesa është e panegociueshme, dorëheqje pa kushte e Ramës se është shkaktari i të gjithë këqijave që kanë ndodhur në këtë vend që nga vitit 2013.”, tha ai.
Mjeku Gentian Stroni gjatë një prononcimi për mediat nga protesta para kryeministrisë u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar nga politika aktuale, e cila, nuk po përshtatet me kërkesat e studentëve.
“Kjo është koha e rinisë. Unë do të doja me një ndjesë që gjenerata ime duhet ti kërkojë këtyre të rinjve për shkak të kësaj politike të vjetër që aktualisht është në këto momente, e cila nuk po akomodohet me kërkesat e këtyre studenteve. Do të duhet që kjo rini të japë leksion të gjithë politikes. Politika e vjetër duhet ti lërë terren rinisë. Duhet të luftojmë që kjo rini të marrë fatet e vendit në dorë. Palët duhet të bëhen të ndërgjegjshme për të mirën e përbashkët. Ne duam të përkrahim që këta studentët që të mos goditen, por nuk do të donim të ngjisnim kockat e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe policinë. Palët duhet ta kuptojnë se i ka ardhur koha të rinjve, por nuk duam që të përshkallëzohet”, tha Gentian Stroni.
Në ditën e 11-të protestës mjeku Ermal Pashaj, lexoi një deklaratë të përbashkët, ku theksoi se dënojnë dhunën e ushtruar gjatë protestës që nisi një javë më parë.
“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore.
Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë.
Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen. Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.
Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar”, tha Ermal Pashaj.
-
Normale qe eshte bosh se po pregatiten per domani mattina
Përgjigju -
Mjeket e rinj kane nje etje te madhe per tu bere " bosa" per nje kohe shume te shkurter duke abuzuar me jeten e tjetrit!! Sa mjek kane lidhje direkt me zyrat funerale kur pa mbyllur syte pacienti dergojn emrin te sekseri atyre zyrave??Mos te flasim pastaj per moshat mbi 75 vjec qe si perfillin fare!! Sa mjek ka qe kalojn naten ne spitale te mbyllur ne zyre me infermieret?? Po na tregojn ndershmerin ne protest kur e dine se jane faqja me e zeze e sistemit shendetsor te pa ngopurit e zarfeve!!
Përgjigju -
Ky mjeku G.Stroni me ka marre 25.000leke te reja pse vajta me gruan 2 here gjate Covidit, ku perpara Pediatrise se sotme kishte hapur nje klinike dhe leshonte receta per Covid! Madje dhe kur shkoje per ndonje komunikim per eceten se nuk gjendej i famshmi ilac, qe ne ate kohe hynte nga Turqia kontrabante thoshte me gjysem zeri pasi kishe pritur 1.30min rradhen:" kete rradhe nuk do paguash". E kuptoni o njerez se kush do ta reformoj rinine! Per keta duhet bere VETTING, si ne drejtesi me perfaqesues te huaj ne vleresim!
Përgjigju -
Kta Jan brrzi qe do rrisin betin e anestezise,kirurgjis etj
Përgjigju -
Amon o Pra mjeksia juaj. O qypa ju jeni ngelsa
Përgjigju -
Te pakten kto dy fjali i kan mesu permebdesh por i kan mesu nga e prapa se policia lufton krimin.Ja shojet e tyre qe goditen policine e normake qe pastaj ato do te reagojne
Përgjigju-
Po jeta e policeve nuk vlen? Ç"duhet te beje ai kur vandalet perballe u hedhin gure, molotove e flakhedhesa qe djegin njeriun, Ç'jane keta mjeke idiote? I idiote o te shitur. Kjo e dyta ka me shune mundesi se kane qelluar me xhepa te shpuar.
-












Komente
Komento