SHËNDET

Proteinat dhe shëndeti i kockave: a është e vërtetë se konsumimi i tepërt i dobëson ato

10:59 - 23.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Proteinat janë të njohura për rolin e tyre në ndërtimin e muskujve, por rëndësia e tyre shkon shumë më tej. Ato ndihmojnë edhe në ruajtjen e strukturës së kockave dhe të forcës muskulore, dy elemente të rëndësishme për uljen e rrezikut të rrëzimeve dhe frakturave.

Sipas ekspertëve të cituar nga “The Indian Express”, ekziston shqetësimi se një konsum i lartë proteinash mund të rrisë sasinë e kalciumit që eliminohet përmes urinës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë automatikisht se kockat po humbasin kalcium ose po dobësohen.

Shëndeti i kockave varet nga një kombinim faktorësh, përfshirë marrjen e mjaftueshme të proteinave, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe aktivitetin fizik.

Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D është mirëmbajtja e përqendrimit në serum të kalciumit dhe fosforit, nëpërmjet absorbimit/shfrytëzimit të rregullt të tyre. Me këtë sigurohet mineralizim normal i kockave, dhe rritje dhe zhvillim të indit kockor. Mungesa e vitaminës D e ndryshon metabolizmin e këtyre mineraleve, që shkakton dendësi të ulët minerale të kockave dhe e zmadhon rrezikun e humbjes së masës kockore ose rrezikun për thyerje.

 USHQIM I PASUR ME VITAMINË D

– Vaj peshku dhe peshq të yndyrshëm (salmon, ton, sardele, harengë, skumbri, troftë, dhe peshq të tjerë të yndyrshëm)

– Qumësht dhe produkte qumështi (gjalpë, salcë kosi, kaçkavall, djathtë, jogurt etj.)

– E verdha e vezës

– Mëlçi

– Kërpudha (shiitake, agaricus, chanterelle)

Të vetëdijshëm për rolin e vitaminës D në organizmin tonë dhe për rëndësinë e saj në procese të shumta, e një rëndësie të veçantë janë kontrollet e rregullta për nivelin e vitaminës D.

Ekspertët theksojnë se çelësi nuk është eliminimi i proteinave nga dieta, por një ushqyerje e ekuilibruar dhe e përshtatur sipas nevojave të secilit person.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.