Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në intervistën ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, ngre shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen hetimet për korrupsionin në Shqipëri.
Duke komentuar punën e SPAK-ut, ajo thekson se një hetim serioz duhet të përfshijë edhe çështjen e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, ku, sipas saj, ka dyshime që lidhen me fonde misterioze dhe para të dyshuara të drogës.
Strolenberg nënvizon se, nëse SPAK do të vepronte me vendosmëri, askush nuk duhet të ishte i paprekshëm nga drejtësia.
Intervista:
Qarri: SPAK ka qënë një investim i rëndësishëm amerikan dhe europian por talenti i qeverisë është i tillë që e kanë marrë peng por tani edhe tani në proceset në hetim të eksponetëve të mazhorancës. Do duhet të them që kemi një kryebashkiak për brekët e gruas dhe nuk më duke tai korrupsioni madhor në Shqipëri.
Anna Strolenberg: Në fakt nuk jam në dijeni të këtij rastit të kryebashkiakut që po hetohet për të mbathurat e kryebashkiakut, por nëse SPAK do të na tregonte që e ka seriozisht këtë punë do duhej të fillonte nga Vjosë-Narta ku duket se kemi një aferë që vjen erë nga fonde misterioze deri në para droge që duan të shkatërrojnë natyrën. Nëse SPAK do të punonte vërtetë atëherë asnjë nuk do të ishte i paprekshëm.
Qarri: Duke se kemi një person që është mbi ligjin dhe hetimin, Edi Rama. Mjafton për imazhin e tij që ka punuar fortë, ku pas zgjedhjeve të fundit të 11 majit që dukshëm i manipuloi, e gjithë Europa erdhi dhe e përgëzoi. Si është imazhi i tij sot?
Anna Strolenberg: Jam tmerësisht e zhgënjyer se shumë liderë të BE nuk po e kritikojnë ende kryeministrin Rama për atë që po bën dhe janë gjëra të kritikueshme megjithatë shpresoj që kjo situatë të ndryshojë dhe të kemi një moment ku liderët e BE ta kritikojnë Edi Ramën.
Qarri: Kemi ndonjë ide se përse liderët e BE nuk e kritikojnë?
Anna Strolenberg: Arsyeja se përse liderët e BE nuk e kritikojnë Edi Ramën e shohim si nxënësin e mirë të klasës që i ka bërë detyrat për çështjet e Europës ndryshe nga vendet e vendeve të tjera të Ballkanit dhe gjithashtu Italia ka marrëdhënie shumë të mira për koncensionin e Gjadrit apo ndihmën me holandezët.
© SYRI.net