Rama nxjerr me foto, lexon listën: Këta nuk janë studentë, janë me precedent kriminal

23 Tetor 2026 | 11:16

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur këtë të premte një listë me personat e arrestuar gjatë protestave, duke këmbëngulur se ata nuk janë studentë dhe nuk përfaqësojnë këtë kategori.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama shfaqi fotografitë e personave me sytë e mbuluar dhe identitetet e tyre të paraqitura me iniciale. Krahas tyre, ai renditi akuzat për të cilat po hetohen, si dhe precedentët e mëparshëm penalë që, sipas tij, rezultojnë në dosjet e tyre.

Kryeministri pretendoi se këta persona janë përdorur për të ushtruar dhunë gjatë protestës, ndërsa gjatë leximit të të dhënave përmendi edhe raste të dënimeve të mëparshme me burg për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat dhe bojkoti i studentëve vijojnë, ndërsa qëndrimi i Ramës synon të ndajë protestuesit studentë nga personat që ai i lidh me aktet e dhunës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve

Kryeministri Edi Rama ka pasur këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me protestën. Nën një slogan të ri pas krahëve të tij, “Student,...
11:01 | 23/10/2026

Studentët e Mjekësisë në protestë, dita e 11-të e bojkotit! Bashkohen dhe mjekët

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë janë mbledhur këtë të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete. Mjekët specializantë...
10:48 | 23/10/2026

Përplasjet në Parlament, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë nga seancat 6 deputetë të PD

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, 6 deputetët e PD Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel...
10:37 | 23/10/2026