Saturday / October 24 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Europa

Ekonomia e eurozonës ngadalësohet në tetor, kostot e energjisë rëndojnë mbi bizneset

Share Share Icon

Aktiviteti ekonomik në eurozonë u ngadalësua gjatë tetorit, duke regjistruar ritmin më të dobët të rritjes në katër muaj, ndërsa shtrenjtimi i energjisë, karburanteve dhe transportit shtoi presionin mbi bizneset europiane.

Indeksi paraprak PMI i përbërë, që mat aktivitetin në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, ra në 51.9 pikë në tetor, nga 53.1 pikë në shtator, sipas të dhënave të S&P Global të publikuara të premten, më 23 tetor.

Megjithëse treguesi mbeti mbi kufirin prej 50 pikësh, që ndan zgjerimin nga tkurrja e aktivitetit ekonomik, rezultatet treguan një ngadalësim të rritjes në ekonomitë që përdorin monedhën euro.

Sipas Reuters, kompanitë raportuan rritje të kostove të energjisë, karburanteve dhe transportit, të lidhura me tensionet dhe konfliktin në Lindjen e Mesme. Bizneset vijuan të rrisin çmimet e shitjes, por me ritëm më të ngadaltë se në shtator, ndërsa presionet mbi kostot e prodhimit u intensifikuan.

Franca ishte ndër ekonomitë që regjistroi përkeqësimin më të dukshëm. Aktiviteti i sektorit privat kaloi në tkurrje, në një periudhë pasigurie politike, presionesh mbi financat publike dhe rritjeje të kostove të huamarrjes.

Besimi i bizneseve franceze ra në nivelin më të ulët që prej vitit 2012, duke përjashtuar periudhën e pandemisë. Dobësimi i aktivitetit u shoqërua edhe me rënie të pritshmërive të kompanive për muajt në vijim.

Në të gjithë eurozonën, besimi i bizneseve zbriti në nivelin më të ulët në pesë muaj, veçanërisht në sektorin e prodhimit industrial.

Të dhënat treguan gjithashtu një ngadalësim të punësimit. Kompanitë pothuajse ndaluan krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa kërkesa e përgjithshme u rrit me ritëm të dobët.

Porositë e reja për eksport shënuan përmirësim për të tretin muaj radhazi, megjithëse ky zhvillim nuk ishte i mjaftueshëm për të kompensuar dobësimin e aktivitetit të përgjithshëm.

Të dhënat publikohen në një periudhë kur Banka Qendrore Europiane po përballet me presione të vazhdueshme inflacioniste. Inflacioni në eurozonë mbetet pranë dyfishit të objektivit prej 2% të bankës qendrore, ndërsa tregjet presin një tjetër rritje të normave të interesit në dhjetor.

Rezultatet e tetorit tregojnë një ekonomi europiane që vazhdon të zgjerohet, por me ritëm më të ngadaltë, në kushtet e kostove më të larta të energjisë, dobësimit të kërkesës dhe pasigurisë në disa prej ekonomive kryesore të rajonit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Mos lejoni që IA të vrasë autorin

4 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
Bota /

Themele të brishta

5 hours më parë 8 Min Lexim

Satira që mban nën kontroll politikanët britanikë

Arti i vjetër i kronikës satirike parlamentare po lulëzon në epokën dixhitale “U hapën portat e mediokritetit dhe ai vërshoi. Brenda pak çastesh, p...

15 hours më parë 6 Min Lexim
Bota /

Franca planifikon praninë e ushtrisë për të frenuar valën e ardhshme të protestave

Franca po përgatitet të dislokojë forca ushtarake dhe të shtojë ndjeshëm praninë policore përpara protestave të reja të planifikuara për të shtunën...

17 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!