Një zjarr ka përfshirë ambientet e televizionit online Dritare TV, që ndodhet në Kompleksin Kika 2 në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët kanë dëmtuar rëndë regjinë e transmetimit të televizionit, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak pasi kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve.
Drejtuesja e Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e vështira, duke treguar se përparësi ishte evakuimi i personave që ndodheshin në ambiente dhe ndërprerja e energjisë elektrike.
“Po digjeshim”, është shprehur Xhunga, e cila ka falënderuar zjarrfikësit për ndërhyrjen e shpejtë.


