Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme

23 Tetor 2026 | 11:39

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë janë mbledhur këtë të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete.

Në një deklaratë për mediat, mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj ka folur për ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve dhe pedagogëve që protestojnë, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe e protestës paqësore kërkon vëmendje të veçantë dhe angazhim të vazhdueshëm.

Ai u bën thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe të mbrojnë njëri tjetrin duke shmangur veprimet që rrezikojnë jetën.

“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve. Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë. Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.”, tha Ermal Pashaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj

Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim në rrjetet sociale se protesta që po mbahet prej 10 ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i...
11:06 | 23/10/2026

Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Edhe ditën e sotme ka vijuar bojkoti mësimor në të gjitha fakultetet e Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Kjo është dita e tretë që studentët...
10:57 | 23/10/2026

Të dielën nis ora dimërore, akrepat lëvizin një orë prapa

Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë prapa. Në vitin 2018, Komisioni...
10:00 | 23/10/2026