Mike Maignan e la Milanin me 10 lojtarë në minutën e 27-të të sfidës me Bournmooth. Ky takim në raundin e tretë të Ligës së Europës u humb nga italianët me rezultatin 3-0.
Largimi i kapitenit ishte nokaut për kuqezinjtë. Ish-trajneri Fabio Capello nuk u kursye aspak duke folur për “Sky Sport”.
“Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime të tilla. Ende mungon bindja se jemi aq të fortë sa mund të jemi, dhe kjo të çon drejt bërjes së këtyre gabimeve.
Penalltia e parë mund të ndodhë, por është e pakuptueshme që Maignan të bëjë një gabim të tillë dhe të penalizojë ekipin e tij. Kjo është e papranueshme.
Goli i tretë i pësuar nga Milani nuk duhej të ndodhte. Muri mbrojtës nuk mund të hapet. Nëse pranon të qëndrosh në mur, duhet të jesh si një mur i vërtetë, jo si një çarje. Milani nuk krijoi asgjë dhe pati vështirësi për të kaluar vijën e mesit të fushës”, u shpreh Capello./Panoramasport


