Lajmi i fundit

E akuzoi Rama si trafikant droge, studenti e përgënjeshtron ‘live’ në SYRI TV: Më dhunuan 17 policë! Këtu më ke çdo ditë

‘Dënojmë dhunën ndaj studentëve’, mjekët: Rama të japë dorëheqjen - Të krijohet një qeveri tranzitore

11:38, 23/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjekët i janë bashkuar protestës së rinisë kundër Edi Ramës.

Ndërkohë që njëri nga përfaqësuesit e bluzave të bardha  mjeku Ermal Pashaj, ka lexuar para selisë së kryeministrisë edhe një deklaratë të personelit shëndetësor në mbështetje të studentëve.

Në deklaratën e përbashkët nga protesta kërkohet dorëheqja e Ramës. Aty u kërkohet  ndërkombëtarëve që të mbajnë qëndrime të pavarura.

Ermal Pashaj: Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjek, stomatologë, farmacitë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhmes së Shqipërisë, misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin dhe lehtësuar vuajtjen na ngarkon me përgjegjësinë të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dhunës ndaj të rinjve dhe cenimit të së drejtës së tyre për protestë paqësore. Arsimimi cilësor, mundësitë e ndershme dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve.

Në kushtet e krijuara për mbrojtjen e jetës, kërkojmë veprime konkrete të menjëhershme. Ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si akt të marrjes si përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj dhe krijimin në përputhje me kushtetutën e një qeverie tranzitore me përbërje teknike që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë. Funksionimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit qytetar dhe respektimin e vullnetit të tyre. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco