Dua ta përsëris se në ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme dhe e padiskutueshme e çdo qytetari në Shqipëri, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm dhe për fat të keq në protestat e javës së fundit u bëmë bashkë që të dyja, nga një anë liria për të protestuar si një e drejtë e pamohueshme dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe jo vetëm kaq, por u glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike.