Sport

Partizani-Skënderbeu, flet Karoglan!

Ndërsa perballet me një mision të vështirë, sot Mislav Karoglan ishte përballë gazetarëve për të komentuar sfidën e radhës të Partizanit që nesër në Vorë pret Skënderbeun.

Trajneri kroat e vuri theksin te fitorja, si objektiv:

Objektivi është të fitojmë ndeshjen. Gjithmonë është i njëjti objektiv për nivelin, emrin e klubit. E kam përgatitur ndeshjen për ta fituar, nuk jam një trajner që mendoj si të mbrohet skuadra.

Ndër të tjera, tekniku i kuq theksoi:

Unë do të marr maksimumin në këtë klub. Aktualisht kemi 4-5 lojtarë mjaft të mirë, të cilët janë të dëmtuar dhe kur ta kemi grupin e plotë e t’i kem të gjithë lojtarët përgjatë procesit stërvitor, unë do të kem një përgjigje më të mirë.