Protesta e 22 tetorit në Tiranë! Gjykata liron 11 të arrestuar, për 9 të tjerë caktohet detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për 20 personat e arrestuar në lidhje me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 11 prej tyre dhe duke mos caktuar masa sigurie për 9 të tjerë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të datës 22 tetor 2026, për disa prej personave nën hetim u caktua masa e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndërsa një person u la në arrest shtëpie.
Në vendim, gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e personave të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtim të punonjësve të policisë, prishje të qetësisë publike dhe vepra të tjera të dyshuara gjatë protestave.
Për personat, arrestimi i të cilëve u vlerësua i paligjshëm dhe ndaj të cilëve nuk u caktua masë sigurie, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga salla e gjyqit, nëse nuk mbaheshin për ndonjë shkak tjetër.
Vendimi parashikon gjithashtu masa detyrimi për paraqitje periodike në Policinë Gjyqësore për disa prej të hetuarve. Ndaj njërit prej tyre u caktua masa e arrestit në shtëpi.
Gjykata bëri të ditur se vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit.
Vendimi lidhet me procedimet ndaj personave të arrestuar gjatë protestave në Tiranë dhe nuk përbën një vendim përfundimtar mbi fajësinë e tyre për veprat penale për të cilat dyshohen.
Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme
“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj
- 12:20 Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi
- 12:13 Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës
- 11:55 Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
- 11:52 Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi
- 11:39 Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme
- 11:37 “Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja