Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, në prag të ndeshjes së radhës së “topçinjve”, atë në kampionat Everton, ka folur për stilin e lojës që skuadra e tij po adapton këtë sezon.
“Ne i analizojmë skuadrat në Angli. Të gjithë kemi një listë gjërash për të përmirësuar, sepse askush nuk është i përsosur. Të gjithë jemi ende në proces përmirësimi, kjo vlen për të gjithë”, tha trajneri spanjoll.
“Në fund të fundit, çfarë mund të presësh për të nesërmen? Thjesht pret të jesh më i mirë se sa ishe më parë. Veçanërisht në Premier League e dimë se të thuash të kundërtën është shumë larg realitetit”, tha Arteta.
Më tej, ai shtoi: “Unë nuk e kam atë përshtypje, sepse kam dëgjuar se stili ynë është i jashtëzakonshëm. Ne shënojmë shumë gola, kemi më shumë zotërim topi, më shumë goditje në portë, lojtarë të ndryshëm marrin pjesë në aksione dhe se nuk kemi shënuar gola nga goditjet standard”.
“Situata është krejtësisht ndryshe nga viti i kaluar. Mendoj se bëhet fjalë për një pakicë shumë të vogël që s’na pëlqejnë. Shumica e njerëzve e shijojnë mënyrën se si luajmë dhe mënyrën se si i kemi dominuar ndeshjet këtë sezon“, tha Arteta.







