Curtis Jones vijon rikuperimin nga dëmtimi muskulor i pësuar në fillim të tetorit. Mesfushori anglez mund të rikthehet për ndeshjen e Champions-it kundër Feyenoord-it, pasi do të mungojë në derbi.
“Jam 100% i bindur se mund të jemi konkurrues në Champions. Kemi cilësi individuale, krijojmë raste dhe shënojmë. Ndjej një frymë të fortë skuadre. Mund t’i përmbysim ndeshjet pa humbur qetësinë, diferenca nuk është aq e madhe”, – deklaroi ai për DAZN.
Për Serie A, Jones tha: “Jashtë mendojnë se është kampionat më i ngadaltë dhe me nivel më të ulët. Jam dakord vetëm pjesërisht. Kundërshtarët luajnë me mbrojtje të ulët, njësoj si ndaj Liverpool-it në Angli”.
Ai theksoi se lojtarët anglezë mund t’i sjellin Interit përvojë dhe intensitet, falë ndeshjeve të luajtura në Champions: “Vura re menjëherë lidhjen mes lojtarëve dhe tifozëve. Edhe Liverpool-i e ka këtë raport të veçantë. Për ata që e duan Interin, tifozët janë lojtari i 12-të. Prandaj zgjedhja ishte e lehtë”.
Jones shtoi se dëshiron të rrezikojë me topin edhe nën presion dhe se kontributi i tij nuk matet vetëm me gola e asistime.







