Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama ndaj protestave, duke u shprehur se shqetësimet e studentëve nuk janë adresuar dhe se ka ardhur momenti për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Sipas tij, lëvizja studentore është përballur me përbuzje, pavarësisht karakterit paqësor të protestës.
Të lidhura
None found
Duke folur për situatën në Onkologjik, i riu ndau edhe përvojën e tij personale, duke treguar se ka humbur nënën nga kanceri i gjakut.
Ai u shpreh se ende ndien se nuk ka mundur të bëjë maksimumin për të, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesat në trajtime dhe kimioterapi.
“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri.
Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë.
Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…
Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai.







