Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një të mitur të arrestuar në kuadër të protestave, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.
Sipas njoftimit të gjykatës, i mituri dyshohet për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe shkatërrim të pronës.
Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë, të kryer më 20 tetor, ndërsa ka vendosur që i mituri të paraqitet pranë policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00.
Seanca është zhvilluar në praninë e prindërve dhe psikologëve, në përputhje me garancitë procedurale për mbrojtjen e të miturve.
Vendimi është shpallur më 22 tetor 2026, ndërsa njoftimi zyrtar i gjykatës mban datën 23 tetor.
Lirimi i të miturit është urdhëruar me kushtin që ai të mos mbahet në paraburgim për ndonjë vepër tjetër penale.
Protesta e 22 tetorit në Tiranë! Gjykata liron 11 të arrestuar, për 9 të tjerë caktohet detyrim paraqitjeje
Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
Mjekët i bashkohen protestës, Ermal Pashaj: Dënojmë dhunën e studentëve, protestuesit të shmangin veprimet e rrezikshme
- 12:32 Një i vrarë dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në periferi të Parisit, Antiterrori nis hetimet
- 12:21 Protesta e 22 tetorit në Tiranë! Gjykata liron 11 të arrestuar, për 9 të tjerë caktohet detyrim paraqitjeje
- 12:20 Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi
- 12:13 Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës
- 11:55 Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
- 11:52 Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi