Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shkatërruan me shpresën se do trembnin mazhorancën”, Malaj: Dorëheqja e Ramës nuk ndodh, do ta çojë deri në fund integrimin në BE!

    Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim, apelon për verifikim lajmesh pas valës së dezinformimit me protestat

    Protesta, mjeku: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim, apelon për verifikim lajmesh pas valës së dezinformimit me protestat
    Lajmet e fundit

    Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim, apelon për verifikim lajmesh pas valës së dezinformimit me protestat

    October 23, 2026
    Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim, apelon për verifikim lajmesh pas valës së dezinformimit me protestat

    Drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim (AMI), Manjola Hasa, u ka bërë thirrje publike qytetarëve, gazetarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale që të tregojnë kujdes maksimal dhe të verifikojnë burimet e informacionit përpara se t’i shpërndajnë ato në internet, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të shtuar lajmesh të rreme.

    Përmes një video-mesazhi zyrtar, Hasa sqaroi se paralelisht me zhvillimet politike e sociale në vend, hapësira digjitale po mbushet me përmbajtje të paverifikuara. Përfaqësuesja e AMI-së nënvizoi se “lajmet e pavërteta, fotografitë jashtë kontekstit, videot e manipuluara dhe informacionet e paverifikuara po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, duke krijuar shqetësim, pasiguri dhe konfuzion te qytetarët”.

    Për të ilustruar këtë problematikë, Hasa solli në vëmendje dy raste konkrete të dezinformimit të ditëve të fundit. Rasti i parë lidhej me një fotografi virale ku pretendohej se nëntë të rinj ishin zhdukur pas pjesëmarrjes në protestën para Ministrisë së Arsimit. Drejtoresha e agjencisë e përgënjeshtroi këtë pretendim, duke bërë me dije se “vetë të rinjtë e kanë përgënjeshtruar këtë pretendim pranë universitetit të tyre, duke konfirmuar se janë mirë dhe duke shprehur shqetësimin për pasojat që ky lajm i rremë kishte shkaktuar tek familjarët dhe të afërmit e tyre”.

    Rasti i dytë kishte të bënte me një mesazh kërcënues të shpërndarë te mësuesit e pedagogët, i cili u atribuua rrejshëm autoriteteve të rendit. Mesazhi paralajmëronte arsimtarët se ishin fotografuar në protestë dhe se do të përballeshin me akuza. Hasa sqaroi se “edhe ky informacion është tërësisht i pavërtetë”, duke kujtuar se “Policia e Shtetit nuk ka dërguar një mesazh të tillë dhe ka reaguar zyrtarisht duke përgënjeshtruar pretendimet që qarkullonin në rrjetet sociale”.

    Sipas drejtueses së AMI-së, këto episode dëshmojnë rrezikun e drejtpërdrejtë që bart manipulimi i opinionit publik në situata të ndjeshme.

    “Këto janë vetëm dy shembuj që tregojnë se si informacionet e rreme mund të përhapen me shpejtësi, të shkaktojnë shqetësim te qytetarët dhe të ndikojnë në perceptimin e opinionit publik për ngjarjet”, deklaroi ajo.

    Në përmbyllje të mesazhit të saj, Hasa kërkoi përgjegjësi kolektive nga të gjithë përdoruesit e hapësirës digjitale për të ndërprerë transmetimin e dezinformatave.

    “Mos besoni gjithçka që lexoni apo shikoni në internet! Përpara se të shpërndani një lajm, ndaloni për një moment dhe verifikoni burimin. Mos u bëni pa dashje pjesë e zinxhirit të dezinformimit duke shpërndarë fotografi, video apo pretendime që nuk janë konfirmuar nga burime të besueshme”, përfundoi apelimin e saj drejtuesja e Agjencisë për Media dhe Informim.

    Agjencia për Media dhe Informim Dezinformimi informacioni i saktë informimi publik komunikimi publik lajmet e rreme media shqiptare protestat në Shqipëri rrjetet sociale transparenca verifikimi i fakteve verifikimi i lajmeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shkatërruan me shpresën se do trembnin mazhorancën”, Malaj: Dorëheqja e Ramës nuk ndodh, do ta çojë deri në fund integrimin në BE!

    October 23, 2026

    Thirrja e Agjencisë për Media dhe Informim, apelon për verifikim lajmesh pas valës së dezinformimit me protestat

    October 23, 2026

    Protesta, mjeku: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe atyre që janë angazhuar për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve

    October 23, 2026

    “Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10, nuk kam precedent penal”/ Flet 20-vjeçari që Rama publikoi me iniciale si të lidhur me krimin

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.