Partizani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i përcjellë urimet e ditëlindjes mesfushorit defensiv, Redon Ismaili. “100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanellën e kuqe. Gëzuar ditëlindjen Redon Ismaili”, shkruan klubi.
Ismaili, i cili mban numrin “8” te 17 herë kampionët e Shqipërisë, ka festuar 24-vjetorin. Ai konsiderohet një prej liderëve të repartit të mesfushës dhe është titullar i padiskutueshëm te “Demat e Kuq”.
Të lidhura
None found
Festës së klubit i paraprin një sfidë e rëndësishme, pasi ditën e nesërme Partizani do të përballet me Skënderbeun në ndeshjen e javës së 8-të të Abissnet Superiores.
Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan po kalon një periudhë të vështirë në këtë sezon. Të kuqtë renditen në vendin e fundit me 4 pikë, shumë larg pritshmërive, edhe pse kampionati ka ende mjaft ndeshje për t’u zhvilluar.





