Liqeni i Farkës mes mbeturinave dhe betonit, qytetari pyet: A funksionon Bashkia?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2026, 12:44

Mbeturina, beton dhe ndërtime që po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë. Kjo është panorama që denoncon një qytetar në zonën e Liqenit të Farkës, duke ngritur shqetësimin për ndotjen dhe betonizimin e një prej hapësirave natyrore të Tiranës.

Përmes një mesazhi, qytetari shprehet se ndërtimet po i marrin hapësirën zonës, ndërsa mbeturinat janë të pranishme nëçdo cep, duke e rënduar edhe më tej gjendjen mjedisore.

“Mirë që na i kanë marrë të gjitha anët duke ndërtuar e betonizuar, por po na mbysin edhe me mbeturina, i ke në çdo cep. A punon kjo bashki apo jo?”, shprehet qytetari.

Ai kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave ndaj ndotjes, ndërsa mbetetshqetësuese mungesa e kujdesit për ruajtjen e mjedisit përreth liqenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit