Friday / October 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Protesta

Profesionistët dhe pedagogët e shëndetësisë i bashkohen protestës së studentëve

Share Share Icon

Një grup prej 100 profesionistë të fushës së shëndetësisë nëpërmjet një deklarate të nënshkruar online i janë bashkuar protestës së studentëve.

Përmes një deklarate të përbashkët, mjekë, stomatologë, infermierë, farmacistë dhe profesionistë të tjerë të shëndetësisë në Shqipëri dhe diasporë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën.

Nënshkruesit deklaruan gjatë protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit deklaruan, se i bashkohen protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe së ardhmes së Shqipërisë, duke theksuar se misioni i profesionistëve të shëndetësisë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit i ngarkon me përgjegjësinë për të reaguar kur cenohet dinjiteti njerëzor.

“Ne nënshkruesit e kësaj deklarate, mjekë, stomatologë, infermierë, farmacistë, dhe punonjës së tjerë së shëndetësisë në Shqipëri dhe diasporë, i bashkohemi protestës së studentëve në mbrojtje të jetës, dinjitetit dhe të ardhshmes së Shqipërisë.

Misioni ynë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, dhe për të lehtësuar vuajtjen  nga ngarkon me përgjegjësi të reagojmë kur cenohet integriteti dhe dinjiteti njerëzor. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur para dhunës dhe të drejtës së tyre për të protestuar.

Arsimi cilësor dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve.

Ndaj, ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si akt të marrjes së përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe krijimin, në përputhje me Kushtetutën, të një qeverie tranzitore që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë dhe respektimin e funksionimin e institucioneve.

Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe ndaj atyre që janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë. Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen.

Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.

Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar. Kërkojmë hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent që ka shkaktuar dëmtimi apo rrezikuar jetën njerëzore.

U bëjmë thirrje protestuesve për protesta paqësore. U bëjmë thirrje kolegëve tanë që me praninë, zëri dhe solidaritetin e tyre t’u bashkohen studentëve”, theksuan në deklaratën e tyre profesionistët e shëndetësisë.

Prej disa ditësh, studentë të fakulteteve të ndryshme në vend po protestojnë, ndërsa lëvizjes i janë bashkuar edhe pedagogë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Pak ditë më parë rreth 1,500 pedagogë kanë nënshkruar peticionin me kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Valë ndryshimesh në administratë, dorëheqja e 20 drejtuesve, përfshirë Tatimet, Doganat, QKB

Në mes të protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend. Sipa...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Drafti, bizneset tarifa për ambalazhet, qytetarët marrin para kur kthejnë shishet, qeset me pagesë

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët në Shqipëri do të përballen me detyrime të reja financiare për ambalazhet që vendosin në treg, ndërsa konsuma...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!