Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 12 protestues.
Gjatë shqyrtimit të çështjes, prokurorja ka kërkuar si masë shtesë edhe ndalimin e qëndrimit të protestuesve pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime. Megjithatë, gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë.
Ndërkohë, një gjyqtare për të miturit ka shqyrtuar edhe rastin e protestuesit të 13-të, një 14-vjeçar, i cili kishte marrë pjesë në protestë dhe ishte shoqëruar nga policia.
Edhe për të miturin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tij.
Në këtë mënyrë, për të 13 protestuesit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre.












