Bizneset, aktivitetet kulturore dhe muzetë pritet të mbyllen gjatë fundjavës, pavarësisht kufizimeve ndaj demonstratave, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron përpiqet të rivendosë rendin, një javë pasi protestat mbarëkombëtare u shndërruan në dhunë. Sindikata kryesore studentore në Francë, UNEF, ka bërë thirrje për tubime të shtunën, ndërsa lëvizja e "Jelekëve të Verdhë", e shfaqur në vitin 2018, ka paraqitur këtë javë plane për një marshim në qendër të Parisit.