Turisti humbet gjatë eksplorimit të fshatit në Himarë, policia nis kërkimet
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është futur këtë mesditë në ambientet e SPAK.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë akuzën ish-vartësit të Belinda Ballukut.
Po ashtu, sot akuza i është komunikuar edhe Ergys Verdhos, ish-drejtor i ARRSH-së, si dhe tashmë ish-drejtor i Hekurudhave.
Të dy këta përfshihen në dosjen e Belinda Ballukut, teksa kësaj të fundit, pak ditë më parë, SPAK i komunikoi 5 akuza.
SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj ish-zëvendës kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Top Channel