Nga Basir Çollaku/
Rënduar me një përkeqësim përshpejtues nga revolta popullore, nisur, udhëhequr nga studentët, Edi Rama mundohet të kërcënojë edhe publikisht çdo ditë të rinjtë, pas dhunës horror ushtruar mbi ta.
Nisi nga mashtrimet ndaj të rinjve me një ordinerllëk të pakrahasueshëm.
Po studentët e Ramës kush janë?!
Edi Rama, piktor KM në detyrë, personazh në disa dosje të SPAK të korrupsionit, trafikut të drogës, Aruba, Zvërnec, Monako, Vjenë, krimit të organizuar, pastrimit të parave, mafies ndërkombëtare. Gjendet në një pafundësi dosjesh. I vëllai gjithashtu.
Nisim me studenten zëvendëse të tij, akademiken e pandehur zyrtarisht, Belinda Balluku. Korrupsion, pastrim parash, kanosëse dëshmitarësh, grup i strukturuar kriminal. Pengmarrëse e KM dhe grupit parlamentar duke rrëzuar me dhunë 83 votave arrestimin e saj kërkuar nga Prokuroria Speciale.
Taulant Balla, një nga emrat më të përmendur në dosjet e trafikut të drogës në komunikime me të pandehur të krimit të organizuar, nga ajo e bandës së Suel Çelës, Bajrëve, Toyota Auris, Edmond Begos, e mjaft të tjera.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, arrestuar për disa vepra penale si korrupsion e pastrim parash, inceneratorin fantazmë, Ndranghetën, Teatri Kombëtar, 5D si grup i strukturuar kriminal.
Ermal Nufi, ministri i mbrojtjes tani në një hetim në dosjen e trafikut ndërkombëtar të armëve për Kayo dhe Timak, me Ron Yeffet.
Pirro Vengu, ish-ministër i mbrojtjes, në hetim për portin e Durrësit, kontenierët e mbetjeve toksike.
Ilir Beqja, ish-ministër i shëndetësisë, i pandehur në akuzë për grup të strukturuar kriminal, korrupsion e pastrim parash.
Olta Xhaçka, e rikthyer në hetim pas mbrojtjes nga Rama dhunshëm për mos t'i hequr mandatin. Tashmë dosje tjetër në Prokurori bashkë me bashkëshortin Artan Gaçi, ish-deputet, në pastrim parash, apo trafiku i armëve më herët, në ministrinë e mbrojtjes.
Ogerta Manastirliu, ish-ministre e shëndetësisë, një rikthim në veprime hetimore nga Prokuroria e Posaçme, në pritje të akuzave zyrtare.
Lefter Koka, ish-ministër i mjedisit, dënuar për dosjen e inceneratorëve, aty ku duhej të ishte i pandehur Kryeministri firmëtar i firmës fantazmë.
Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS, dënuar, pjesë e nxjerrjes së dosjes së nxjerrjes së sekreteve për llogari të bandave të trafikut të drogës të Durrësit.
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit, dënuar për shpërdorim detyre, vepra korruptive.
Bled Çuçi, ish-ministër, pjesë e një hetimi në Prokurori të juridiksionit të përgjithshëm.
Damian Gjiknuri, një tjetër ish-ministër, gjendet në hetim, por ende Prokuroria nuk ka njoftuar.
Niko Peleshi, ish-ministri del edhe në episode të inceneratorëve dhe është paraqitur në SPAK.
Ervin Demo, ministri i Brendshëm, në dyshime të lidhjeve familjare në biznese me ortakë të pandehur.
Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, me të vëllanë dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Gys Agasi, koordinatori i bandave, arrestuar, pjesë e Organizatës Kriminale AKSHI, e cila ka varësi nga Kryeministri. Njeriu kontrollues i Shërbimit Informativ, Kadastrës, Policisë së Shtetit.
Vlora Hyseni, ish-shefe e Shërbimit Informativ, emërtesë e Ramës, i akuzuar për lidhje me Agasin, pjesë e organizatës kriminale. Një histori e rëndë e cenimit të sigurisë kombëtare.
Ilir Proda, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërtesë e Ramës, në hetim për lidhje me organizatën kriminale, Agas-AKSHI. E në radhë drejtori aktual i policisë, Hitaj, me kusure në shpërthim e sipër.
Pa harruar, Armando Prengën, Rrahman Rrajën, me akuza si pjesë grupesh, Prenga akuzuar, e Rraja, djalin dhe nipat, deputetët e Ramës, të dosjes Metamorfoza që thurnin plane për të vrarë njëri-tjetrin. Apo Ervis Rosh-Rroshin me pesë mbiemra, kryebashkiakun me akuza të rënda.
Pa lënë në harresë mbi 35 kryetarë bashkish emëruar nga Rama, të dëbuar, arrestuar, në hetim, për korrupsion e vepra penale të kryera jashtë vendit.
Ai nuk mundet të intimidojë studentët ekselentë, me një tufë të pandehurish të SPAK, ku ai do të kryesojë listën së shpejti.
© SYRI.net