Protestat, Berisha: Raporti është të paktën 15 protestues të plagosur me 1 polic të plagosur

23 Tetor 2026 | 13:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, teksa ka folur mbi bilancin e të lënduarve nga protestat e dhunshme në vend.

Berisha ka kundërshtuar deklaratat e Ramës për numrin e efektivëve të policisë të plagosur, duke pretenduar se dhjetëra protestues kanë mbetur të lënduar si pasojë e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Ai ka akuzuar kryeministrin për qëndrime dhe veprime që sjellin përshkallëzimin e situatës në vend.

Deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

“Edi Rama u shfaq më shumë se kurrë para shqiptarëve si një bastard i xhelatëve komunistë që u përket.

Ai sot doli para shqiptarëve si një zëdhënës i prokurorisë së kohërave të shkuara. Akuzoi, apo paraqiti një galeri emrash, sipas tij të inkriminuar, me akuza nga më të ndryshmet, tek armët e ftohta, tek prodhimi dhe përdorimi i drogës, shkoi gjer tek incesti.

Harroi se përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit nuk është mençuri se po të kthehen tek dosja gjyqësore e tij e viteve ’90, do të gjejnë aty akuza që ai kurrë nuk duhet t’u bëjë të tjerëve.

Ai tha se në asnjë vend të Evropës nuk ka ndodhur që të ketë më shumë policë të plagosur se protestues. I pafytyrë, i pander, i pamoral!

Raporti i plagosjeve protestues-polic është të paktën minimumi 1 me 15, mund të jetë 1 me 30 sepse janë me dhjetëra qindra të plagosur që shmangin spitalet për t’iu shmangur persekutimit.

E vërteta është që policët që kanë parë të plagosur numërohen me gishtat e duarve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iljazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur....
13:21 | 23/10/2026

Ministri Nufi mikpret Atasheun e ri Ushtarak të Turqisë: Angazhohemi për të bashkëpunuar në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi ka mikpritur në një takim Atasheun e ri Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Kolonel Murat İlhan, gjatë...
13:08 | 23/10/2026

Silva Caka nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, ka folur nga Korça për reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit, si dhe për qëndrimin e kryeministrit...
13:02 | 23/10/2026