Ka përfunduar me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin 72-vjeçar nga Danimarka, i cili kishte humbur kontaktet që prej mesditës së sotme në zonën e Iliazit.

Pas kërkimeve të zhvilluara në terren, turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Në operacion u angazhuan ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.

Pas lokalizimit, 72-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë. Operacioni përfundoi me sukses, ndërsa nuk raportohet për probleme shëndetësore të turistit.