Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: E kam mesataren 10

23 Tetor 2026 | 11:55

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete.

Në një deklaratë për mediat para Kryeministrisë, njëri nga studentët reagkoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Ramam i cili më herët publikoi një listë, me emra dhe fytyrë, të protestuesve sipas tij me precedentë kriminalë, mes të cilëve rezultonte edhe ai vetë.

“Kryeministri ka dalë sot dhe më ka akuzuar mua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ja shikojeni me foto të gjithë. Unë jam student i Mjekësisë. Gjithashtu, duke qenë se na ka quajtur organizatë ANTIFA, neokomunista dua të tregoj edhe të gjitha nota që kam marrë, me të gjitha 10. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Berisha: Raporti është të paktën 15 protestues të plagosur me 1 polic të plagosur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për mediat, teksa ka folur mbi bilancin e të lënduarve nga protestat e dhunshme në...
13:22 | 23/10/2026

Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iljazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur....
13:21 | 23/10/2026

Ministri Nufi mikpret Atasheun e ri Ushtarak të Turqisë: Angazhohemi për të bashkëpunuar në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes , Ermal Nufi ka mikpritur në një takim Atasheun e ri Ushtarak të Republikës së Turqisë në Tiranë, Kolonel Murat İlhan, gjatë...
13:08 | 23/10/2026