Për të katërtën ditë radhazi, studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.
“Nuk ka dialog”, kanë brohoritur ata përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar ftesën e kreut të qeverisë.
Në shenjë proteste, studentët kanë rrëzuar karriget prej guri të vendosura përpara Kryeministrisë, mbi të cilat ishte vendosur ftesa e Ramës për dialog.
Ata vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, duke e bërë të qartë se nuk pranojnë negociata pa plotësimin e kërkesës së tyre politike.
© SYRI.net
Berisha sqaron: Protesta e nesërme është protestë kombëtare e PD në mbështetje të lëvizjes studentore
Berisha fton shqiptarët nesër në protestë kombëtare: Dhuna ndaj studentëve mund të bëhet shkak i një konflikti civil
Berisha-Ramës: PD do jetë në çdo protestë kundër teje sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve