Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

23 Tetor 2026 | 13:48

Përplasjet e dhunshme në Milano mund të kenë qenë rezultat i një organizimi të mirëkoordinuar përmes rrjeteve sociale dhe fletëpalosjeve të krijuara me inteligjencë artificiale. Inteligjenca italiane po përpiqet të zbulojë se kush mund të ketë nxitur mobilizimin e protestuesve, duke shqyrtuar mundësinë e përdorimit të një metode të ngjashme me atë të përdorur më parë në Ceuta. Megjithatë, deri tani nuk janë evidentuar prova për drejtim nga një shtet i huaj.

Sipas gazetës La Repubblica, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Brendshme (AISI), Bruno Valensise, paraqiti analizën e tij të enjten, më 22 tetor, gjatë një seance më shumë se treorëshe para komisionit parlamentar të sigurisë, Copasir. Hetuesit po përpiqen të identifikojnë personat që mund të kenë shfrytëzuar zemërimin e të rinjve për t’i mobilizuar. Disa ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e kishte cilësuar situatën në Milano në kontekstin e luftës hibride.

Ndërkohë, për të shtunën, më 24 tetor, janë paralajmëruar protesta të reja në Milano dhe në qytete të tjera të Italisë. Sipas Valensise, ekziston shqetësimi se grupe të rrymave radikale dhe anarkiste mund të përpiqen t’u bashkohen protestuesve të rinj për të nxitur incidente, veçanërisht përmes përplasjeve me policinë.

Për këtë arsye, Milano do të jetë nën masa të shtuara sigurie, nga stacioni i trenit deri në qendër. Krahas forcave të rendit, në terren do të angazhohen edhe 500 parashutistë të njësisë ushtarake “Folgore”, të cilët do të kryejnë patrullime, përfshirë ato të lëvizshme. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini deklaroi se, në rast nevoje, ushtarakët mund të ndërhyjnë edhe me automjete të blinduara “Lince” dhe dronë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Banka e fshehur” e mafias goditet në Itali, 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false dhe 68 milionë euro pastrim parash

Një “bankë e fshehur” është goditur nga autoritetet italiane e cila në dispozicion të krimit të organizuar, ishte në gjendje të lëvizte sasi të konsiderueshme...
12:47 | 23/10/2026

Një i vrarë dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në periferi të Parisit, Antiterrori nis hetimet

Një person u vra dhe të paktën katër u plagosën të premten në një të shtënë me armë në një rrugë periferike pranë Parisit, konfirmoi...
12:32 | 23/10/2026

Presidenti i Këshillit Evropian: BE e gatshme të financojë 46.7 miliardë euro shtesë për Ukrainën

Bashkimi Evropian është i gatshëm të financojë dy të tretat e 70 miliardë eurove shtesë të kërkuara nga Ukraina, ose rreth 46.7 miliardë euro, deklaroi...
10:06 | 23/10/2026