Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10/2026 14:04

Ukraina vazhdon të hasë probleme me rrjetin Starlink, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Mbrojtjes e Kievit, dhe kjo ndodh pavarësisht deklaratës së Donald Trump se kufizimet në lidhjen satelitore janë hequr nga Elon Musk. Burimet i thanë BBC-së se janë regjistruar raste kur dronët humbasin lidhjen në shpejtësi prej 161 km/h, gjë që pengon operacionet ushtarake. Presidenti amerikan kishte mohuar se e kishte udhëzuar miliarderin e teknologjisë që të kufizonte lidhjen në "Starshield", versionin e Starlink të dedikuar për përdorim ushtarak, por të enjten deklaroi se Musk "e ka rikthyer atë siç ishte". Më herët, Musk kishte deklaruar se nuk ishte ai shkaktari i ngadalësimit të shërbimit, i cili ndikoi në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë sulmues dhe për të koordinuar operacionet mbrojtëse. Burimet nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bënë të ditur se ushtria po monitoron vazhdimisht performancën e rrjeteve Starlink dhe Starshield. Ato shtuan se "aktualisht nuk ka asnjë konfirmim që këto kufizime janë hequr". Javën e kaluar, Kievi njoftoi se shpejtësia e lidhjes me satelitët në orbitën e ulët tokësore ishte kufizuar, duke ndikuar në shpejtësinë me të cilën mund të lëviznin dronët. Sipas zyrtarëve, çdo dron që lëvizte me shpejtësi më të madhe se 160 km në orë humbiste lidhjen. Pak më vonë, Musk deklaroi se Starshield kontrollohet nga ushtria amerikane, duke lënë të kuptohet se pas këtyre problemeve mund të qëndrojë Pentagoni. Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, ka mohuar vazhdimisht se ka vendosur qëllimisht kufizime në rrjetin që përdoret në Ukrainë. Të enjten, kur u pyet për raportimet lidhur me këtë çështje, Trump nuk pranoi të tregonte nëse e kishte telefonuar Musk-un për t'i kërkuar heqjen e kufizimeve, por theksoi: "E rëndësishmja është se ai e riktheu atë siç ishte".

Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46
Top Channel / Google preu 250 mijë pemë, revoltë kombnëtare në Finlandë
22/10 23:09
Top News-217 persona në burg për incidentet/ Francë, ministri sugjeron heqjen e të drejtës së votës
22/10 23:00
Top News – Airbnb ndryshon rregullat. Pronarët nuk mund t’i ‘kërkojnë llogari’ vizitorëve
22/10 20:00
Top News – Arrestohet spiuni rus. Bashkëpunoni me rusët, siguroi informacion për Gjermaninë
22/10 19:00
Top News – Merz dënon dhunën, Kancelari flet nga Budva: Nuk mund të jetë kurrë opsion
22/10 16:27
Top Channel/ Merz për protestat: Mesazhi është të vazhdojmë zgjerimin e BE, dhuna e papranueshme!
22/10 15:09
Top News – Trump e sanksionon, BE e vlerëson / Gjykata Penale Ndërkombëtare merr çmimin Saharov
22/10 15:00
Top News – Kuptimi i fjalës ‘humanitar’ në fjalor…Trump nën ‘stuhi’ pas ‘afrimit’ me Putinin
22/10 14:52
Top News – Hakerat nuk përmbahen, miliona sulme / Qeveritë mbyllin uebsajtet, problem programimi
22/10 14:21