Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulmi në Bregun Perëndimor, plagosen 5 ushtarë izraelitë, Netanyahu paralajmëron bllokadë totale

    Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken

    Dëmet nga protestat në Tiranë/ 127 biznese të prekura, si do të funksionojë aplikimi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken
    Kryesore

    Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken

    October 23, 2026
    Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken

    Janë 132 drejtuesë të institucioneve dhe agjencive në varësi të ministrive, të cilëve, sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, u është kërkuar dorëheqja, në kuadër të një procesi vlerësimi dhe rinovimi. Përjashtim bëjnë vetëm ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Policia e Shtetit.

    Sipas listave të verifikuara nga Report TV, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ajo me numrin me të madh të institucioneve në varësi, 31 të tilla. Në vend të dytë ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, së cilës i përgjigjen 21 institucione. Më pak nga të gjitha ka Ministria e Jashtme, me vetëm 3 agjenci.

    Sipas burimeve të Report TV, çdo drejtor, bashkë me dorëheqjen, duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës, duke dëshmuar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fitojë të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Ministria e re e Administratës Publike, në krye të së cilës është Adea Pirdeni.

    MINISTRIA E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS – 21

    1. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

    2. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

    3. Nisma për transparencë në industrinë nxjerrëse

    4. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial

    5. Agjencia Kombëtare Bërthamore

    6. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera

    7. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

    8. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

    9. Agjencia për Eficencën e Energjisë

    10. Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme

    11. Autoriteti Rrugor Shqiptar

    12. Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë  e Operimit në Aviacionin Civil

    13. Drejtoria e Përgjithshme Detare

    14. Instituti i Transportit

    15. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve

    16. Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore

    17. Autoriteti i Aviacionit Civil

    18. Autoriteti Rregullator Hekurudhor

    19. Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare

    20. Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raë Materials Regional Innovation Center)

    21. Albcontrol

    MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL – 10

    1. Agjencitë Rajonale

    2. Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit

    3. Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë – QTTB

    4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

    5. Agjencia e Zhvillimit Bujqesor Rural – AZHBR

    6. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare – ISUV

    7. Drejtoria e Sherbimit te Peshkimit dhe Akuakultures

    8.Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve

    9.Enti Shteteror i Farave dhe Fidaneve

    10.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

    MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT – 14

    Institucionet në varësi të Ekonomisë

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

    2. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

    3. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

    4. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT)

    5. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH)

    6. Qendra Kombëtare e Biznesit

    7. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

    8. Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

    9. Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit

    10. Enti Kombëtar i Banesave

    11. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

    12. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

    Institucionet në varësi të Inovacionit

    1.Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës

    2.Startup Albania

    MINISTRIA E BRENDSHME – 14

    1. Garda e Republikës

    2. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

    3. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

    4. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)

    5. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)

    6. IdentiTek ShA

    7. Illyrian Guard

    8. Shërbimi Zjarrfikës

    9. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

    10. Qendra e Pritjes për Azil

    11. Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë

    12. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme

    13. Prefektët e 12 Qarqeve

    14. Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme – 2026

    MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT – 31

    TURIZMI

    1.Agjencia Kombëtare e TurizmiT  

    2. Agjencia Kombëtare e Bregdetit

    KULTURA

    1. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

    2. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

    3. Teatri Kombëtar

    4. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

    5. Galeria Kombëtare e Arteve

    6. Cirku Kombëtar

    7. Muzeu Historik Kombëtar

    8. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë

    9. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

    10. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

    11. Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë

    12. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturor

    13. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

    14. Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, Teatri i kukullave

    15. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

    16. Qendra Muzeore Durrës

    17. Qendra Muzeore Krujë

    18. Qendra Muzeore Berat

    19. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale

    20. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat

    21. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë

    22. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër

    23. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë

    24. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë

    25. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër

    26. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

    27. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis

    28. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Butrint

    SPORTI

    Agjencia e Shërbimit të Sporteve

    MINISTRIA E JASHTME – 3

    1.            Agjencia kombëtare e diasporës

    2.            Qendra e studimeve dhe publikimeve arbëreshE

    3.            Drejtoria e shërbimit të trupit diplomatik

    MINISTRIA E FINANCAVE – 8

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

    2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

    3. Qendra e Trajnimit të Administrës Tatimore dhe Doganore

    4. Agjencia e Inteligjencës Financiare

    5. Autoriteti i Mbikqyrës së Lojërave të Fatit

    6. Agjencia e Trajtimit të Kredive

    7. Drejtoria e Përgjithshëm e Taksës së Pasurisë

    8. Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, BB-së dhe Donatorëve të Tjerë

    MINISTRIA E MBROJTJES – 14

    1. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)

    2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)

    3. Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura (AQFA)

    4. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)

    5. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH)

    6. Drejtoria e Shifrës (DSH)

    7. Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake (IGJIU)

    8. Military Export Import Company (MEICO)

    9. Njësia Mjekësore Ushtarake Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit (PUJV)

    10. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH)

    11. Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM)

    12. Muzeu i Forcave të Armatosura (MFA)

    13. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD)

    14. Roja Bregdetare (RB)

    MINISTRIA E DREJTËSISË – 12

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

    2. Drejtoria e Pergjithshme e Përmbarimit

    3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës

    4. Agjencia e Trajtimit të pronave

    5. Agjencia Kombëtare e Falimentit

    6. Qendra e Botimeve Zyrtare

    7. Drejtoria e Ndihmes Juridike Falas

    8. Instituti i Mjekësisë Ligjore

    9. Komiteti Shqiptar i Birësimeve

    10. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

    11. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor

    12. Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve

    MINISTRIA E MJEDISIT – 5

    1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit

    2. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

    3. Agjencia Kombëtare e Pyjeve

    4. Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

    5. Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

    24 INSTITUCIONE NE VARESi TE KRYEMINISTRISË

    124 në total pa përfshirë institucionet në varësi të Qeverisë

    132 institucione administrata publike dorëheqjet e drejtorëve drejtorët e institucioneve drejtuesit e institucioneve Edi rama institucionet shtetërore ndryshime në administratë politika shqiptare Qeveria shqiptare ristrukturimi institucional urdhri i Ramës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulmi në Bregun Perëndimor, plagosen 5 ushtarë izraelitë, Netanyahu paralajmëron bllokadë totale

    October 23, 2026

    Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken

    October 23, 2026

    Dëmet nga protestat në Tiranë/ 127 biznese të prekura, si do të funksionojë aplikimi

    October 23, 2026

    Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

    October 23, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.